Rreth nesh

Misioni ynë

– Argjendaria Albani përfshin një gamë të gjerë të stolive nga ari dhe argjendi, të cilat në vetvete mbartin një botë të bukur, të ndjeshme dhe plot emocione. Secila nga stolitë karakterizohet nga modeli i saj unik dhe është e punuar me shumë mjeshtëri, si të tilla ju mundësojnë që ju të shprehni stilin unik që keni. Në qytetin e bukur dhe me shumë histori të Kosovës, në Podujevë, në vitin 2001 u hap njëra ndër argjendaritë e para në qytet, “Argjendaria Albani”. Një rrugëtim i bukur dhe plot sfida deri më sot, por mbi të gjitha i paharrueshëm. Argjendaria jonë gjatë gjithë këtyre viteve është bërë pjesë e shumë historive të bukura të dashurisë dhe momenteve të rëndësishme në jetën e shumë njerëzve, momente të cilat kanë ngjallur emocione të fuqishme dhe të papërshkrueshme. Gjatë viteve ne kemi krijuar një lidhje të fortë me klientët tanë, gjithmonë të përkushtuar për të ofruar vlerë, cilësi dhe modele përtej asaj që jemi mësuar të shohim në tregun tonë. Argjendaria jonë është një derë ku ju mund të gjeni stoli nga ato tradicionale deri te ato moderne dhe ajo që e bën edhe më të veçantë është theksi dhe vëmendja në detaje. Të gjitha stolitë janë të frymëzuara nga bota që na rrethon. Modelet tona shprehin stil, elegancë dhe secili nga dizajnet mishëron artin e të bukurës. Koleksionet tona vijnë nga vendi i artit, kulturës dhe dashurisë, Italia; pra sjellin më vete një frymë evropiane, kjo na bën që ne të jemi të unifikuar në treg, sepse produktet tona nuk mund t’i gjeni në vendet tjera. Ju mund të gjeni koleksione të ndryshme që do t’ju lejojnë të zhyteni në botën magjike të stolive, secili koleksion është i pakrahasueshëm dhe i veçantë. Argjendaria Albani është më shumë se një dyqan, është një ndjesi. Ari dhe argjendi që ne kemi na ka bërë që të përhapemi përpos në qytetin tonë, në të gjitha trojet dhe diasporën shqiptare. Ne duam të punojmë çdo ditë për të përsosur mjeshtërinë tonë në mënyrë që stolitë tona të kenë një vend të veçantë në shumë histori personale.

Përshëndetje nga CEO

– Sot, Argjendaria Albani drejtohet nga tre djemtë e Afrimit: Vendenisi, Albani dhe Liridoni duke e vazhduar traditën familjare, e cila është pjesë e pandashme e historikut të tyre. Të tre djemtë me dashuri dhe përkushtim vendosën ta shtyjnë përpara atë që babai i tyre u ka lënë, sepse kjo argjendari nuk është thjesht një punë por një kujtim i çmuar, pjesë e fëmijërisë së tyre, pjesë e identitetit të tyre dhe e asaj që ata janë sot. Sot, ata kanë një vizion të qartë dhe nuk kursejnë asgjë nga vetja në mënyrë që të kontribuojnë për misionin që kanë. Të gjithë përvojën shumëvjeçare të trashëguar nga babai i tyre e vënë në funksion për të siguruar qëndrueshmëri, dhënë vlerë dhe për t’i shërbyer më së miri secilit.

  • 24/7 Support